Si në lojën “Become A Legend te PES”! E dëshiron Vincent Kompany dhe ekip tjetër nga Seria A, shtohet lista për Rei Manajn

Golat e shënuar nga ana e Rei Manajt në ndeshjet miqësore të Barcelonës dhe grumbullimi nga ekipi i parë i katalanasve ka dhënë efektin e tij. Sulmuesi shqiptar është duke kërkuar nga skuadra që bëjnë pjesë në kampionatet elitare të Europës. Së fundmi është prestigjiozja spanjolle “AS” që raporton se Manaj ka 5 interesime. Rayo Vallecanos së La Liga dhe Freiburg në Bundesligë i janë shtuar emra të rinjë si konkurrent. Bëhet fjalë për Cagliarin në Seria A, për Anderleht që drejtohet nga Vincent Kompany dhe për Fenerbaçen.

Dikush më shumë dhe dikush më pak, por të gjitha këto ekipe kanë shprehur interesimin për të marrë Manajn. Sipas të gjitha gjasave dita e nesërme pritet që të jetë e zyrtarizimit të klubit të ri për sulmuesin e Shqipërisë që nuk sheh asnjë mundësi në ekipin e parë të Barcelonës pasi do t’i rikthehen yje si Aguero, Fati e Dembele. Situata e Manajt dhe ofertat e shumta që janë shtruar në tryezë për të, si rrallëherë për futbollistët e Shqipërisë, të kujtojnë edhe lojën “Become A Legend në “PES”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *