Polonisë i mungon një gjysmë ekipi ndaj Shqipërisë! Nuk ia del lojtari i Napolit, i Leeds dhe…”pistol.eta e ndryshkur”

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në takimin e parë për ndeshjet e shtatorit. Kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për të dalë me pikë nga kjo transfertë, në mënyrë që të mbahet ndezur flaka për një kualifikim të mundshëm. Kuqezinjëve u buzëqesh disi fati pasi rivalët po kalojnë një moment të keq. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe fakti se Sousa është pranë shkarkimit, trajneri duhet të bëjë edhe pa gjashtë futbollistë ndaj Shqipërisë që ishin përfshirë në listën e mëparshme.

Bëhet fjalë për Piotr Zielinski, futbollisti i Napolit që u dëmtua në ndeshjen e luajtur në Serinë A dhe nuk ia ka dalë që të jetë gati për dy ndeshjet e para ndaj Shqipërisë dhe San Marinos. Ndërkohë mesfushori që është pjesë e Leeds, Mateusz Klich ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe nuk do të jetë i gatshëm.

Për të vazhduar më tej, Kryzysztof Piatek do të mungojë ndaj Shqipërisë. Tashmë e njohur si “pistol.eta e ndryshkur”, sulmuesi ka kaluar gjithë verën në fazën e rehabilitimit dhe nuk ka zbritur ende në fushë. Mjekët e Hertha Berlin nuk i kanë dhënë leje për t’u larguar te Kombëtarja, por ftesa e Sousa ishte përsëri e pakuptimtë pasi sulmuesi ka shumë muaj pa shkelur fushën. Lista e lojtarëve që do t’i mungojnë Polonisë deri tani plotësohet nga Szymanski (Dinamo Moskë), Kozloëski (Pogon), Koënacki (Dusseldorf). /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *