Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në transfertën e parë për këto ndeshje të shtatorit. Kuqezinjtë kanë si përforcim të ri edhe Nedim Bajramin, që shton kualitetin tonë në mesfushë mes muskujve të shumtë. Vlerësimi për Kombëtaren tonë ka ardhur edhe nga trajneri i Polonisë, Paolo Sousa. Në konferencën për shtyp tekniku i polakëve është shprehur se Shqipëria mbrohet më mirë edhe se Hungaria.
“Shqipëria do të na hapi probleme. Është ekip më kompakt dhe më i organizuar në mbrojtje se Hungaria. Hapësirat midis linjave të tyre janë shumë të vogla, duhet të marrim vendime të shpejta dhe të jemi të saktë në pasime. Sërish duhet të kemi mentalitetin e duhur. E di që gjithë stadiumi do të jetë gati ndaj Anglisë, por ka ende bileta për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Do të doja që stadiumi të ishte plotë në këtë ndeshje”, tha Sousa. /Sport Ekspres/