Dëmtohen emrat e rëndësishëm, ndryshime në listën e Shqipërisë së drejtuar nga Alban Bushi

Shqipëria e 21 vjeçarëve ka filluar ditën e djeshme grumbullimin për ndeshjen zyrtare eliminatore ndaj Republikës ?eke në transfertë, e vlefshme për Grupin G ku kuqezinjtë janë në një grup me Anglinë, ?ekinë, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën. Kuqezinjtë tanë janë grumbulluar në qytetin e Elbasanit ku do të zhvillojnë edhe stërvitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.

Lista e publikuar të premten nga Zyra e Shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pësuar ndryshime, ashtu siç konfirmoi edhe trajneri Bushi në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë në Air Albania Stadium. Marko Molla, portieri i Bolonjas ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në këtë grumbullim pas konsultave me stafin mjekësor, dhe në vend të tij është grumbulluar Endri Dema, 17 vjeçari i Teutës.

Angelo Ndreçka, mbrojtësi i krahut të majtë, për shkak të problemeve personale gjithashtu nuk i është bashkuar skuadrës dhe vend të tij ka mbërritur Ergi Goga nga skuadra e Erzenit. Mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani, ka pësuar një dëmtim dhe stafi mjekësor kuqezi është në pritje të raportit të plotë mjekësor.

21 vjeçarët kuqezi do të qëndrojnë deri në datë 3 shtator në qytetin e Elbasanit ku do të stërviten me dy seanca në ditë, për të udhëtuar më pas drejt Republikës ?eke, ku më datë 6 shtator, në orën 18:00, do të luajnë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre ndeshjet e dytë kualifikuese. Në ndeshjen e parë për këtë rrugëtim eliminator skuadra e trajnerit Bushi triumfoi 3-0 në transfertë ndaj Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *