VIDEO/ “E kroson dhe e shënon vetë”! Batuta e njohur mori jetë te goli i Vllaznisë, Teuta kishte zgjedhur edhe taktikën e…provokimit

Vllaznia e humbi trofeun e Superkupës së Shqipërisë duke u dorëzuar në shifrat 0-3 ndaj Teutës. Padyshim që rezultati i tillë është i gënjështërt për atë u paraqit në fushën e lojës, por nga ana tjetër durrsakët e merituan suksesin e tyre. Por çfarë nuk shkoi te shkodranët? Me siguri që ky dush i ftohtë do t’i bëjë futbollistët që të zbresin me këmbë në tokë nga lëvdatat e shumta që janë marrë në sezonin e shkuar. Tanimë nis një histori e re dhe jemi ende në faqen e parë, fshihet gjithçka nga ajo që kaloi.

Dy golat e parë të Teutës ishin të dhuruar nga Vllaznia. Fillimisht me gjuajtjen e Aleksit nga distanca, ku gjithë qendra e mbrojtjes së shkodranëe hapet në mënyrë të palogjikshme duke besuar se lojtari i durrsakëve do të dështonte me tentativën. Por akoma më i papranueshëm është goli i dytë, i Grudës. Ky i fundit duelon në ajër me futbollistin e Vllaznisë dhe niset menjëherë në drejtim të Gurishtës, duke fituar duelen me mbrojtësin e shkodranëve që e kishte marrë shumë të thjeshtë ndërhyrjen. Pra për Grudën ky ishte rasti ku vendoset në jetë edhe batuta e famshme: “E kroson dhe e shënon vetë”.

Por Teuta kishte menduar që të luante pak me nervat e kundërshtarit, për t’i nxjerrë nga sistemi i tyre. Nëse Vllaznia funksionon si një e vetme me tifozët dhe lojtarët, është thuajse e pamundur që të fitosh ndaj tyre. Për këtë arsye menjëherë pas shënimit të golit të parë Aleksi do të shkonte që të provokonte tifozët e Vllaznisë. Ky futbollist nuk shquhet për sjellje dhe veprime të tilla, por duket ditur pikën e dobët të shkodranëve, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë bërë me plan që në nisje të takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *