Përkundër gjithë kritikave për paraqitjen e saj në Europë, Teuta është rikthyer që të fitojë trofe në Shqipëri. Durrsakët kanë fituar pastër në shifrat 3-0 ndaj Vllaznisë. Dy golat e para ishin dhurata nga shkodranët. Fillimisht Zogovic me gafën qesharake duke i dhuruar golin Aleksit, me këtë të fundit që festoi te tifozët shkodran duke i provokuar disi.
Ndërkohë goli i dytë i Grudës erdhi pas gabimit të Gurishtës. Si për të përmbyllur takimin në minutën e fundit mendoi Plaku pas super pasimit të Kallakut, duke shfrytëzuar mundësinë për të përmbyllur këtë përballje. /Sport Ekspres/
Teuta do të përballet ndaj Vllaznisë në Superkupën e Shqipërisë. Kjo ndeshje na jep më tepër aromën e Superiores që ka vonuar disi nga herët e tjera pasi do të implementohet VAR për herë të parë dhe njëkohësisht në fillim të shtatorit janë ndeshjet e Kombëtares. Sa i përket kësaj finale, durrsakët vijnë si fitues të kampionatit me pikë të barabarta me Vllazninë.
Një kampionat që zgjat mes dramës deri në minutat e fundit. Ndërkohë Vllaznia u kënaq me fitimin e Kupës së Shqipërisë, duke kërkuar triumfin në këtë sezon të ri duke e nisur që me Teutën. Më poshtë gjeni formacionet zyrtare dhe vendosjen e ekipeve:
Teuta: Qirko, Todorovksi, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Daja, Kallaku, Vila, Plaku, Gjorgjiev
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Heriç, Kruja, Latifi, Gjurgjevikj