FSHF kishte kërkuar që të stadiumet të hapen me kapacitet të plotë në këtë sezon të ri. Në prag të ndeshjeve që do të ketë Kombëtarja, kjo do të ishte forcë shtesë edhe për kuqezinjtë tanë që do të presin në shtëpi Hungarinë.
Por Komiteti Teknik i Ekspertëve është i qartë në fjalët e thëna dhe nuk merr asnjë lehtësim të masave në lidhje me këtë çështje. Mira Rakacolli është shprehur se tifozët do të jenë me prani të kufizuar, vetëm 30%, si edhe të respektohen rregullat në stadiume. /Sport Ekspres/