Jurgen Çelhaka pritet të jetë lojtari më i ri i Legias së Varshavës. Futbollsti i Tiranës ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit polak, ku ditën e nesërme do të kryejë edhe vizitat mjekësore. Mesfushori 20-vjeçar do i bashkohet Ernest Muçit në radhët e kampionëve të Polonisë, ndërsa afrimin e tij nuk e mohon as trajneri i Legias.
“Diçka po ndodh me këtë temë. Por derisa dikush të nënshkruajë kontratën, është e vështirë të thuhet më shumë. Por në fakt, Rados?aw Kucharski më dha disa detaje në lidhje me punën në transferime”, ka thënë trajneri Czeslaw Michniewicz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/