Bekim Balaj “i ngrirë” në Rusi, nuk gjen dot ende golin e parë dhe Armando Sadiku lihet jashtë te Las Palmas

Nëse te sulmuesit e rinjë të Kombëtares së Shqipërisë mund të flasim me nota pozitive, “garda e vjetër” ka probleme të mëdha. Armando Sadiku dhe Bekim Balaj janë shumë larg formës së tyre dhe kanë gola me pikatore në kampionatet ku luajnë.

Kështu Balaj ka zhvilluar 5 ndeshje të plota për 90 minuta te Nizhny Novgorod, por ende nuk ka gjetur golin e parë në elitën e futbollit rus. Megjithëse ambientimi nuk mund të jetë problem për sulmuesin që ka luajtur edhe më parë në këtë kampionat.

Po ashtu si edhe Armando Sadiku që përfundoi te Las Palmas në “La Liga 2”. Pas zhgënjimit me performancën debutuese ndaj Valladolid, sulmesi ka përfunduar në stol për ndeshjen ndaj Gironas duke mos u aktivizuar për asnjë minutë të vetme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *