Interi e nis me sukses ndeshjen e parë të kampionatit. Zikaltërit mposhtën 4-0 Genoan, në një ndeshje ku blerjet e reja shkelqyen. Djemtë e filluan me vrull startin e takimit, teksa në minutën e 6-të Skriniar gjen rrjetën. Vetëm 8 minuta më vonë, ish-lojtari i Milanit dyfishon shifrat.
Në minutën e 74-të Vidal shënon golin e tretë, ndërsa në të 88-tën Dzëko e nis mjaft mirë aventurën tek Interi duke shënuar golin e katërt për skuadrën e tij. Pavarësisht largimeve të yjeve nga skuadra si Hakimi dhe Lukaku, Interi tregoi shenja të mira në luftën për mbrojtjen e titullit kampion dhe bën të mos ndihet aspak boshllëku i lënë nga largimet e verës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Edin Dzeko, señores.https://t.co/bOt2qVRe66
— Gilberto Galván Quirino (@quirino_galvan) August 21, 2021