“Stema është më e rëndësishme se emri në fanellë“, Florenzi prezantohet te Milani: E dinë të gjithë se jam tifoz i Romës

Alessandro Florenzi është lojtari më i ri i Milanit. Futbollisti italian transferohet me huazim me të drejtë blerjeje te kuqezinjtë, ku do të japë kontributin e tij për realizimin e objektivave. Florenzi ka folur fjalët e tij të para si lojtar i nënkampionëve të Serie A, ku është shprehur se për të është më e rëndësishme stema se sa emri që gjendet pas në fanellë. Sa i përket të shkuarës te Roma, italiani nuk e mohon se është një tifoz i verdhekuqve dhe në të shkuarën ka pranuar të huazohet vetëm për këtë arsye.

“Fola me trajnerin këtë mëngjes. Nuk do të marrë shumë kohë për t’u vendosur. Unë gjithmonë jam vënë në dispozicion të ekipeve për të cilat kam luajtur dhe do ta bëj gjithashtu në Milano. Unë do të luaj kudo, gjëja e rëndësishme është të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat. Stema para jush është më e rëndësishme sesa emri i shkruar në anën e pasme.

Unë nuk dua një hakmarrje. Milani më donte sepse e di që mund t’i jap kontribut dhe mbështetje djemve. E di që do të jap gjithçka për kauzën dhe e di që mund të bëj mirë. Ka skuadra që bëjnë zgjedhjet e tyre, unë i respektoj ato. Zgjedhjet e PSG dhe Valencia si dhe atë të Romës që u bë dy ose tre vjet më parë. Unë e pranova këtë vendim pa dëshirë, sepse të gjithë e dinë që unë jam një tifoz i Romës. Tani jam këtu me një klub që ka besim tek unë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë Alessandro Florenzi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *