VIDEO/ Shënon golin e parë në Arabinë Saudite dhe feston me shqiponjë, Mousa Marega: Është e Shqipërisë, për ty Ari!

Në Arabinë Saudite është zhvilluar ndeshja e dytë e kampionatit. Kështu ish-sulmuesi i Portos, Mousa Marega, arriti që të realizojë golin e parë ndaj Al Taëon. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-2, ndërsa goli i futbollistit francez erdhi pasi kërceu me kokë mbi të gjithë. Pasi topi përfundoi në rrjetë, nisi edhe festa e menjëhershme me shqiponjë.

Këtë herë ishte i njëjti festim siç e kemi parë edhe nga duart e lojtarëve shqiptarë. Vetë lojtari portugez tregon në rrjetet sociale se shqiponja i përket Shqipërisë dhe për më tepër që ka dedikim të veçantë: “Kjo ishte për ty Ari”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *