Armando Broja mund të mos shfaqet as ndaj Manchester United, trajneri i Southampton: Javën e parë tregoi se…

Trajneri i Southampton, Hasenutll, ka folur sa i përket afrimit më të ri në skuadër, Armando Broja. Sulmuesi shqiptar nuk u gjend në listë për ndeshjen e parë ndaj Evertonit dhe nuk do të ishte surprizë nëse do të mungonte edhe ndaj Manchester United. Në konferencën për shtyp para kësaj përballje, trajneri Hasenhutll ka thënë edhe njëherë tjetër se lojtari shqiptar kërkon kohën e tij për t’u ambientuar.

“Armando Broja ka ardhur te ne dhe në javën e parë ka treguar se dëshiron pak më shumë kohë për t’u adoptuar me lojën që kemi ne. Presioni për të është pak më i lartë se te Adam, por duhet t’i japim kohë. Është lojtar i ri dhe ka cilësi që mund të na ndihmojë”, ka thënë Hasenhutll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *