VIDEO/ Fanellat e reja çorodisin talentin e Fenerbahçes, nuk gjen dot stemën për ta puthur pas supergolit

Fenerbahçe ka mposhtur Helsinkin në ndeshjen e parë të fazës “play off” të Europa League. Takimi është vendosur nga një supergol i talentit Muhamed Gymyshkaja në minutën e 65. Futbollisti 20-vjeçar tund rrjetën dhe golin dëshiron ta festojë duke puthur stemën.

Por fanellat e reja çorodisin lojtarin e Fenerbahçes, që nuk gjen dot stemën në uniformat e reja. Puma ka prodhuar fanellat e treta të reja për skuadrat, ku ka hequr logon e klubeve. Diçka e tillë ka dhënë menjëherë pasojat e saj, duke bërë Gymyshkajën të jetë pjesë e një momenti qesharak gjatë festimit të golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ajkutlu_/status/1428450798745395200

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *