Myrto Uzuni do të shpallej si lojtari më i mirë i sezonit 2020-2021 në Hungari. Falë performancave dhe golave të tij, Ferencvaros kishte sukses jo vetëm në kampionat për t’u shpallur kampion, por edhe në Champions League.
Kulmimi i sulmuesit shqiptar ishte realizimi në transfertën kundër Juventusit. Nëpërmjet një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Myrto Uzuni falënderoj të gjithë shokët e ekipit, stafin dhe pa harruar familjen e tij për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Ndihem i nderuar që kam marrë çmimin “lojtari i sezonit 2020/2021”. Dua të falënderoj të gjithë familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerit, bordin e klubit për mbështetjen dhe për këtë sezon të mahnitshëm që lamë pas. Luani është i uritur, më e mira po vjen”, shkruan Uzuni. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram