Rei Manaj duket se do ta ketë thuajse të pamundur që të jetë pjesë e Barcelonës A në sezonin e ardhshëm. Pritet që të shihet sesi do të jetë performanca e sulmuesit shqiptar ndaj Shtutgart, por 4 golat në 2 ndeshjet e zhvilluara nuk i kanë dhënë ende vendin te katalanasit. Drejtuesit e klubit kërkojnë që të përfitojnë disa të ardhura me shitjen e Rei Manajt. Tre ofertat konkrete vazhdojnë që të mbeten ato të Famalicao, Sasuolo dhe Cadiz.
Për momentin vetë lojtari u kërkuar drejtuesëve më tepër kohë që të vendoset mbi të ardhmen e tij, në mënyrë që të ngrihet edhe cilësia e ekipeve që e kërkojnë në merkato dhe duke përfituar nga hapësira që i jep Koeman. Barcelona ia ka plotësuar dëshirën dhe e ka marrë në Gjermani për të vazhduar me stërvitjet, ndërsa vendimi përfundimtar për Rei Manajn nuk do të merret brenda një kohe të shkurtër. /Sport Ekspres/