Video që ka jehonën e rrjeteve sociale/ Trajneri e merr me shpulla, xhudistja gjermane: Ia kërkova unë, duheshin më të forta

Në Lojërat Olimpike të Tokyos ka marrë jehonë të madhe rituali i xhudistes gjermane, Martyna Trajdos, përpara se të futej në duel. Trajneri i saj e godet me shpulla përpara se të futet në arenë dhe kjo natyrisht nuk mund të kalonte pa vëmendje.

Kritika të mëdha kanë ardhur për trajnerin e gjermanes, ndërsa diskutohej edhe njëherë tjetër për çështjen e trajtimit të femrave, me mesazhin e gabuar që vjen nga sporti dhe Lojërat Olimpike. Për këtë arsye vetë Martyna Trajdos është detyruar që të bëjë reagimin:

“Mos u shqetësoni djema. Ky është rituali që unë zgjodha përpara luftimeve. I kam kërkuar trajnerit që të bënte një gjë të tillë që të ndizesha më tepër në arenë. Ishte kërkesa ime dhe mos e fajësoni trajnerin. Më duhej që të isha zgjuar para luftimeve të tilla. Por nuk ishin shumë të forta se humba”, shkruan xhudistja gjermane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *