Zyrtare/ Armando Sadiku i jep lamtumirën Bolivarit, bëhet thuajse i kryer transferimi në Spanjë

Armando Sadiku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Bolivarit. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të lërë gjurmë në aventurën e tij në Amerikën e Jugut, nga ku largohet pas vetëm pak muajsh. Klubi nga La Pazi komunikon përmes faqes zyrtare ndarjen me Sadikun, i cili është përfolur për një kalim në kampionatin ku tregoi se sa vlente si futbollist.

Në Spanjë e bëjnë thuajse të kryer se lojtari i Kombëtares kuqezi do të jetë pjesë e Las Palmas. “El Desmarque” raporton se 30-vjeçari do i bashkohet klubit spanjoll në La Liga 2, kampionat në të cilin la një paraqitje pozitive me fanellën e Malagas. Një transferim në Spanjë e afron gjithashtu Sadikun edhe me Kombëtaren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *