Kjo duket se është java e lojtarëve shqiptarë në futboll. Pas golit të Manajt, Cokajt, Muçit, dopietës së Qazim Laçit, erdhi momenti edhe për Leart Paqaradan. Ky i fundit ka realizuar në ndeshjen e St Paul kundër Holstein Kiel. Përballja po vazhdon në shifrat 2-0, ndërsa goli i parë erdhi nga futbollisti i Kosovës.
Prej një distance të largët, Paqarada nuk e mendoi dy herë për të lëshuar predhën nga distanca që përfundoi në cepin e rrjetës. Një kryevepër që do e kishin zili edhe shum yje të futbollit europian, por vazhdon përplasja e tij me trajnerin e Kosovës, Shaland, që nuk e vlerëson. /Sport Ekspres/