Rei Manaj ka arritur që të realizojë edhe me Gironan në miqësoren e sotme që po zhvillon Barcelona A. Sulmuesi i Kombëtares arriti që të tundi rrjetën në minutën e 24 duke sulmuar zonën për të kaluar portierin kundërshtar.
Në miqësoren e shkuar Manaj arriti që të realizonte tre gola, por në ndryshim nga ndeshja e sotme, u aktivizua në pjesën e dytë të takimit. Barcelona është magjepsur nga statistikat e sulmuesit shqiptar teksa i shpërndan edhe për tifozët: “4 gola në 69 minuta të luajtura. Manaj shënon një gol pas çdo 17 minutash e 15 sekondash”. /Sport Ekspres/
The FOURTH goal of the preseason for Rey Manaj in 69 minutes played! (Avg. One goal every 17m 15s) ? pic.twitter.com/TKivBaqgIN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2021