Barcelona B do të luajë ndeshjen e parë miqësore kundër FC L’escala. Te katalanasit e vegjël kërkojnë që të shohin gjendjen e ekipit para nisjes së kampionatit. Por ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë nuk do të përfshihet më Rei Manaj. Në listën e dalë për ndeshjen e sotme për Barcelonën B vihet re mungesa e sulmuesit shqiptar. Ky i fundit po vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të katalanasve para ndeshjes së nesërme që do të luhet ndaj Gironas.
Sipas mediave në Spanjë do të ketë sërish minuta nga ana e Koeman për futbollistin e Shqipërisë që realizoi tripletë në përballjen e fundit. Qëllimi kryesor është rritja e vlerës dhe shitja për Manajn, por mbetet të shihet nëse mund të ndodh mrekullia me sulmuesin shqiptar që t’i imponohet me shifra teknikut të Barcelonës. /Sport Ekspres/
? La convocatòria per a l’Escala-Barça B d’aquest divendres#ForçaBarça ??? pic.twitter.com/qSsWkNJWm5
— FC Barcelona B (@FCBarcelonaB) July 23, 2021