“Nuk luan Lionel Mesi, por me “mbret të ri”! Në Spanjë hapin gazetat me sulmuesin shqiptar, shihni si është komentuar Rei Manaj

Mediat spanjolle kanë pasur në kryeqendër të vëmendjes Rey Manaj. Tre golat e futbollistit shqiptar kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave të njohur në këtë vend, teksa sulmuesi arriti të mposhte i vetëm Gimnastica-n. Përpara syve të Laportës dhe Koeman, paraqitja e Manajt ishte mbreslënëse.

Por si është komentuar në mediat spanjolle? “Mundo Deportivo” është hapur me fotografinë e festës së sulmuesit shqiptar: “O’Rey Manaj”. Nga krahu tjetër “AS” ka luajtur me emrin e Manajt, Rey, që në gjuhën spanjolle do të thotë mbret. “Manaj është mbret”. Akoma edhe më i bukur është titulli i vendosur nga “Diario Ole”: “Golat e Barcelonës pa Mesin, por me një “mbret” të ri”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *