Pas largimit të Donnarumas dhe Calhanoglu, Milani ka blinduar menjëherë Kessie. Kuqezinjtë kanë pranuar kërkesën e menaxherit të Franc Kessie për rritje të pagës. Nga ana tjetër situata bëhet mjaft e vështirë për shiritin e kapitenit tek Milani. Alessio Romagnoli nuk ka pranuar stolin, pavarësisht se Kjaer dhe Tomorri kanë treguar formë më të mirë në sezonin e fundit.
Duke qenë se agjenti i lojtarit është Mino Raiola, një largim nga Milani është mëse i mundshëm. Atletico Madrid dhe Chelsea po ndjekin me kureshtje situatën e Romagnolit tek Milani, në mënyrë që të përfitojnë shërbimet e lojtarit me një shifër të ulët.
Me largimin e mbrojtësit italian, shiriti i kapitenit do të ndahet mës Kessie dhe Ibrahimoviç, por mesfushori nga Breguni Fildishtë ka përparësi, pasi Ibrahimoviç mund te largohet nga Milani sezonin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/