“Ishte trukuar për 5-1”! Mbrojtësi që shënoi 2 herë në portë me vetëdije e pranon: Më përgëzuan kolegët dhe trajneri, u prisha planin e bastit

Në Ganë është tepruar tërësisht me aktrimin e dhuruar në fushën e blertë. Inter Allies që ra nga elita e futbollit humbi në shifrat 7-0 kundër Ashanti Gold, duke hapur portën. Neveri e madhe për shikuesit teksa shihnin portierin e Inter Allies sesi dhuronte golat, teksa shihnin sesi mbrojtja nuk reagonte aspak për të ndalur sulmet e kundërshtarëve, ndërsa qershia mbi tortë ishin dy autogolat e mbrojtësit Hamshin Musah.

Por ndryshe nga çfarë mund të mendohet, autogolat e tij erdhën jo sipasojë e gabimeve, por me vetëdije të plotë. I aktivizuar në pjesën e dytë, Musah ka dalë nga fusha e lojës pas dërgoi topin dy herë në portën e ekipit të tij, Inter Allies. Vetë futbollisti ka shpjeguar arsyen duke pranuar trukimin e ndeshjes:

“Kam dëgjuar në hotel para ndeshjes që ndeshja do të përfundojë me rezultatin e saktë 5:1. Vendosa ta prish këtë plan për hir të futbollit dhe të shënoj edhe dy gola. Unë nuk i toleroj bastet në këtë mënyrë. Pas takimit, kam marrë përgëzime nga kolegët e mi dhe trajneri. Më herët, i premtova trajnerit se nëse ai do të më linte të dilja nga pankina, unë do ta thyeja bastin dhe kështu e bëra”, u shpreh mbrojtësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *