Afrimi i madh po përgatitet në Superiore? Migjen Basha po bëhet gati, pritet nënshkrimi me ekipin shqiptar

Superiorja mund të shtohet me një emër të njohur në këtë merkato të verës. Bëhet fjalë për “gjeniun” që ka pasur Kombëtarja ose siç njihet, Migjen Basha. Mesfushori 34-vjeçar ishte prej arkitektëve kryesor në kohën kur De Biazi bëri arritjen e madhe me Shqipërinë.

Pas eksperiencave të shumta në klube, duket se lojtari i njohur për tifozët shqiptarë do ta jap kontributin në Superiore. Për momentin nuk bëhet ende i ditur emri i klubit, por sipas “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Migjen Basha do të firmosi në Shqipëri. Aktualisht futbollisti është pa kontratë dhe aventura e fundit i përket kohës me Xamax në Zvicër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *