Elseid Hysaj ka bërë prezantimin e tij përpara shokëve të skuadrës ashtu siç tradita e futbollit e kërkon. Mbrojtësi shqiptar ka kënduar përpara skuadrës një këngë, duke vijuar zakonin që ndjekin gjithnjë lojtarët të cilët transferohen në një klub të ri.
Shkodrani i Kombëtares ka zgjedhur që të këndojë një pjesë nga kënga “Bella Ciao”, por duket se kjo nuk është mirëpritur nga tifozët. Mbështetësit bardhekaltër kanë reaguarme ofendime kundër Hysajt në rrjete sociale, duke kërkuar madje edhe të largohet. Megjithatë ka pasur edhe nga ata që i kanë dalë në krahë mbrojtësit shqiptar./Sport Ekspres/
Nuovo idolo indiscusso, non tanto per la canzone che probabilmente ha scelto solo per la Casa di carta, ma per i fegati che ha spappolato pic.twitter.com/BxVlI9EyQa
— Rosco ??????? (@sandro_rosco) July 17, 2021