Vepra e radhës e Bekalit! Dikur e pësonte dhe Qaka, largon nga ekipi lojtarin që erdhi me bujë me vetëm 45 minuta: Nuk është për ne

Gigi Becali është padyshim presidenti më karizmatik dhe më i vështirë për trajnerët që të punojnë më të në Rumani. Njeriu që drejton punën te Steaua e Bukureshtit ka ardhur me veprën e radhës. Skuadra e njohur rumune ka marrë mes bujës së madhe lojtarin Zdenek Ondrasek. Ky i fundit kishte luajtur më parë me Viktoria Plzen, Dallas në MLS, Ëisla dhe Tromso. Për më tepër që Ondrasek numëronte edhe 7 ndeshje me Kombëtaren e Çekisë duke shënuar 2 gola.

Por aventura për futbollistin çek nuk ka zgjatur shumë. Bekalit i është dashur vetëm 45 minuta që të shoh Ondrasek në fushën e lojës teksa po zhvillohej miqësorja, për të vendosur largimin e tij. “E pashë Ondrasek në ato 45 minuta. Nuk është për ekipin tonë ai lloj lojtari. Nuk ka kualitet”, ishte përfundimi i arritur nga Bekali me ndeshjen debutuese të çekut që u aktivizua në pjesën e dytë.

Nga presidenti i Steauas e ka pësuar më parë edhe një lojtar shqiptar, Kamer Qaka. Një tjetër dëshirë e madhe e presidentit të klubit rumun që e kërkoi mesfushorin kuqezi për ta transferuar, ndërsa do ta largonte pas pak kohësh duke u shprehur se nuk ka kohë që të rrisë fëmijët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *