Një tjetër vëllazërore Shqipëri-Kosovë, veteranët zbresin në fushë për të nderuar legjendën Fadil Vokrri

Veteranët e futbollit te? Kosovës dhe Shqipërisë do te? zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo vëllazërore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.

Federata Shqiptare e Futbollit ne? bashkëpunim me Federatën e Futbollit te? Kosovës ka bërë te? mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, qe? do te? shohë të zbresin në fushë disa nga emrat me? te? mëdhenj te? futbollit te? dy vendeve tona ne? këtë sfide? simbolike për të nderuar legjende?n Vokrri.

Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit të famshëm dhe ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta 3 vjet më parë.

Ne? listën e lojtarëve kuqezi te? ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Perlat Musta, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodian Duro, Altin Lala, Agustin Kola, Haxhi Ballgjini, Bedri Omuri, Redi Jupi, Luan Pinari, Afrim Tole, Ervin Bulku, Sokol Kushta, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Arjan Peço dhe Altin Haxhi, ndërsa ne? stol do te? jete? ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 po në Prishtinë me rastin e Ditës se? Pavarësisë se? Kosovës.

Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri dt.23.07.2021:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *