Shansi i artë për Armando Brojën! Mbetet sulmuesi i vetëm te Chelsea, mundësi që nuk vjen dy herë në jetë

Armando Broja është vetëm 19-vjeç dhe në duar mban shansin e jetës. Aktualisht sulmuesi po stërvitet me ekipin e parë të Chelsea. Trajneri Tuchel ka zgjedhur që të marrë talentet që kanë lënë shenjë në sezonin e shkuar për t’i parë më nga afër dhe për të ndjekur sesi do të sillen në miqësoret parapërgatitore.

Ky do të jetë testi i madh që nëse do të kalohet, sigurohet skuadra e parë e Chelsea për sezonin e ardhshëm. Aktualisht Armando Broja është sulmuesi i vetëm që Tuchel në dizpozicion dhe ky është shansi i artë për sulmuesin shqiptar. Giroud është gati që të zyrtarizohet në ekipin e ri, ndërsa edhe Abraham ka bërë gati “valixhen” pasi Tuchel nuk i beson. Nga ana tjetër Kai Havertz dhe Ëerner nuk kanë ardhur në grumbullim prej javësh, duke i dhënë mundësinë Armando Brojës që të ketë sa më shumë hapësirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *