Armando Broja është në një test vendimtar në karrierën e tij pasi ka mundësinë të përfitojë një vend tek skuadra e Chelseat. Sulmuesi i Kombëtares së Shqiperisë është duke u stërvitur aktualisht me skuadrën e Tuchel dhe ndodhet në një formë mjaft të mirë.
Megjithatë, pavarësisht se Tuchel është një trajner që fokusohet tek të rinjtë, Broja duhet të tregojë që e meriton fanellën e Chelseat. Pas përfundimit të Europianit, londinezët kanë zyrtarizuar dy miqësore, ndaj Arsenalit në 1 gusht dhe Tottenhamit në 4 gusht.
Në ndeshjet e parasezonit, të gjithë trajnerët aktivizojnë lojtarët e rinj për të parë potencialin e tyre. Pas një sezoni fantastik më Vitesen, Broja duhet të bind në mënyrë që të vazhdojë të jetë lojtari i Chelsea. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/