Bie perdja! Zbulohen mesazhe tronditëse të Perez: Casilias nuk shikon nga sytë, Figo është si teze xheloze

Një skandal i vërtetë ka përfshirë ambientin e Realit të Madridit dhe protagonisti është vetë presidenti i klubit. Gazeta “El Confidencial” ka publikuar mesazhe tronditëse nga bisedat me Florentino Perez, i cili ka fjalë të këqija për lojtarë që historia dhe tifozët i njohin si ikona të “galaktikëve”. Nga Raul te Figo e Casillias, numri një i Realit të Madridit tregon anën tjetër që askush nuk e njihte më parë.

Figo- “Unë do të të tregoj se çfarë dëshiron për Figon, ai është si një teze xheloze. Ai, kur erdhi Zidane, nuk ia pasonte topin, siç e dini, për ta shkatërruar sepse të gjitha dritat shkuan te Zidane. Pas Beckham ai më tha: ‘Unë e konsideroj si mosrespekt, President. Unë nuk do të luaj në të majtë’”.

Casillias- “Të gjithë e duan Casillas. Mbresëlënës. Është një gjë e frikshme. Por sigurisht, këtë e jep futbolli. Casillas nuk është as i gjatë dhe as nuk sheh mirë. Unë i thoja Ginés [Carvajal, përfaqësuesi i tij]: ‘Çojeni tek mjeku i syve’. I them, ‘Ky djalë nuk mund të shohë mirë nga larg’. Betohem se i thashë, mos mendo se është gënjeshtër.

Është parë tashmë që portieri tjetër ishte më i mirë se Casillas. I shkreti, nuk ka dy gishta përpara. Mos u shqeteso. Unë e njoh atë shumë mirë. Ai është një djalë pa asnjë … Eja tani, është shumë e shkurtër. Është si një fëmijë i vogël. Është si një nga këto … është si një kukull. Një gjë fëminore”, kanë qenë disa nga fjalët e thëna prej Florentino Perezit në periudhën e viteve 2006-2008./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *