Xhakomo Vrioni është në formë të mirë dhe këtë po e tregon me ekipin e Tirol. Sulmuesi shqiptar iu bashkua skuadrës austriake si huazim nga Juventusi, por nuk i është dashur aspak kohë për t’u ambientuar. Dy gola erdhën në përballjen e parë debutuese dhe dy të tjerë erdhën në miqësoren e radhës. Futbollisti i Kombëtares ia ka dalë që të tund rrjetën në minutën e 55 dhe 60 teksa u zhvillua miqësorja me Sandhausen që përfundoi në shifrat 3-1 për Tirol.
“Sport Ekspres” ka siguruar edhe videot e golave që kanë qenë shumë të veçantë. I pari erdhi me të majtën direkte pasi topi ishte në ajër, ndërsa në realizimin e dytë Vrioni kthehet në “Lionel Mesi” duke vallëzuar me mbrojtësat kundërshtarë. Pra dy gola të një niveli të lartë realizimi që dëshmojnë se Xhakomo është gati për Shqipërinë në shtator. /Sport Ekspres/