Brazili ka dështuar në finalen e Kupës së Amerikës duke humbur në shifrat 0-1 ndaj Argjentinës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Di Maria në minutën e 22 që kaloi bukur me parabël portierin kundërshtar. Nejmar provoi me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por ishte e pamundur.
Një ndeshje që u karakterizua nga duelet e ashpra në fushë, teksa në 90 minuta u rregjistruan më shumë sesa 40 faulle. Shumica e tyre vinte nga lojtarët e Argjentinës drejt këmbëve të Nejmar. Asnjë karton i kuq nuk u akordua në këtë takim, megjithëse duke parë ndërhyrjet e lojtarëve mund të themi se nëse kjo ndeshje zhvillohej në Europë, do të kishte të paktën tre të tillë.
Pa asnjë dëshirë për të kapur topin dhe gjithmonë duke kërkuar këmbët e kundërshtarët, zakonisht të Nejmar. Kjo ishte panorama që u përsërit në shumë raste, por në Kupën e Amerikës lejohet loja e fortë. Në minutat e fundit ishte edhe një tjetër moment ku Nejmar kthehet në “demin e tërbuar” dhe mban pas shpine kundërshtarët që e tërheqin nga fanella dhe zvarriten në tokë, pa mundur që ta komandojnë sipas dëshirës së tyre. /Sport Ekspres/
This 6 second clip annoys the shit outa me cause I just wish Neymar would play like this all the time..
I know he wants the fouls called but like he has the skill to keep the ball at his foot pic.twitter.com/ZgMtHI6IFh
— ayemitch (@ayemitch_) July 11, 2021
CopaAmerica is tough. 41 Fouls on this single Brazil vs Argentina Final. All teams are on the same level. Unlike the euro. So many useless teams just for numbers. Look at our boy Neymar. He doesn’t even have for diving. pic.twitter.com/oNfHI2odNk
— Red Flagged? (@toreba23) July 11, 2021
Mano… pic.twitter.com/8U2J6273BB
— faria ?? (It’s coming home)??????? (@farialamp) July 11, 2021