Trajneri i ri i Lacios ia tregon derën Vedat Muriqit: Vetëm nëse na lejojnë të luajmë me 12 futbollistë

Aventura e Vedat Muriqit tek Lacio pritet të përfundojë brenda merkatos së verës. Trajneri i ri i Lacios ka deklaruar se një sulmues duhet të largohet nga skuadra e tij. Duke ditur se Imobile konsiderohet si i paprekshëm në krye të sulmit dhe Kaisedo si një rezervë e domoadoshme, atëherë pritet që Vedat Muriqi të transferohet në një klub tjetër.

“Nëse na lejojnë të luajmë me 12, atëherë do t’i fus dy në lojë. Kur Lazio erdhi të flasë me mua, kemi rënë dakord që është e domosdoshme të ndryshonim disa lojtarë. Në skuadër ka vend për dy qendërsulmues, do të shohim çfarë do të ndodhë në merkaton e vetës”, deklaroi Maurizio Sarri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *