Nejmar ka prodhuar pak magji në këtë pjesë të parë mes Brazilit dhe Argjentinës. Gjithçka u mbyll në shifrat 0-1 sa i përket këtyre 45 minutave, teksa Di Maria ka vendosur me parablën e kthyer në gol në minutën e 22.
Ndërkohë ylli i PSG, Nejmar, ka menduar për të turpëruar kundërshtarin e tij, Lo Celso. Me lëvizjet karakteristike të lojtarit brazilian që luan me topin në ajër, Lo Celso e ka pasur të pamundur për të ndërhyrë, ndërsa Nejmar i mungonte vetëm një kapele për t’u kthyer në magjistarin e vërtetë. /Sport Ekspres/
En vidéo le geste magnifique de Neymar Jr sur son ancien coéquipier Lo Celso..? #ARGBRA | #CopaAmerica2021 pic.twitter.com/JVk3xC4XJs
— •NSG• (@NEWSSG_) July 11, 2021