4 gola në 2 ndeshje! Xhakomo Vrioni është “flakë” me ekipin e ri në Austri, sulmuesi shënon sërish dopietë

Xhakomo Vrioni është duke përjetuar një moment të mirë me ekipin e Tirol. Sulmuesi shqiptar iu bashkua skuadrës austriake si huazim nga Juventusi. E teksa po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në elitën e futbollit të Austrisë, Vrionit nuk i është dashur shumë kohë për t’u ambientuar.

Dy gola erdhën në përballjen e parë debutuese dhe dy të tjerë që vijnë në miqësoren e radhës. Futbollisti i Kombëtares ia ka dalë që të tund rrjetën në minutën e 55 dhe 60 teksa u zhvillua miqësorja me Sandhausen që përfundoi në shifrat 3-1 për Tirol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *