Kjo ecuri fantastike e “tre luanëve“ në Euro 2020 po përjetohet në mënyrë tejet të jashtëzakonshme në Angli. Tifozëve u ka munguar për vite me radhë një sukses i tillë, prandaj shumë prej tyre nuk dëshirojnë të humbin ndeshjet e Kombëtares për asnjë arsye. Madje duke rrezikuar edhe vendin e punës.
Një histori interesante vjen nga Anglia, që si protagoniste ka 37-vjeçaren Nina Farooqi. Shoqja e saj arrin ti sigurojë në momentin e fundit një biletë për të ndjekur në “Ëembley“ gjysmëfinalen Angli-Danimarkë dhe një mundësi e tillë nuk mund të refuzohej.
Farooqi zgjedh të shtiret si e sëmurë për kompaninë e saj në mënyrë që të ndiqte nga afër suksesin e “tre luanëve“, por në fund janë kamerat ato që e tradhëtojnë. 37-vjeçarja mund të ndihej njeriu më i pafatë në botë, teksa mes 60 mijë tifozëve të pranishëm kamerat e stadiumit kapën pikërisht atë.
Imazhet e saj u shpërndanë kudo, duke mos pasur mundësi t’i shpëtonin syrit të pronarëve kompanisë ku ishte e punësuar. Shefi i saj e telefonon të nesërmen duke i thënë se nuk ishte nevoja të kthehej më në punë pasi ishte e pushuar. Drejtori i “Composite Prime“ do të shprehej se nëse Farooqi nuk do të kishte gënjyer, atëherë kompania do kishte pranuar ti jepte pushime për të ndjekur ndeshjen. Ndërkohë vetë punonjësja ka folur për “Daily Mail“ dhe nuk shfaq pendesë për veprimin e bërë./Sport Ekspres/