“Jam i kënaqur ta shoh se si vuan”, Rami për penalltinë e humbur të Mbappe-së: Duhet të dështojë për të kuptuar futbollin

Penalltia e humbur nga Mbappe rezultoi fatale për Francën, e cila u eleminua nga Zvicra në fazën e 1/8-ve të Euro 2021. Pas “nënvlerësimit” të avantazhit 1-3 nga gjelat, penalltia e humbur nga Mbappe i vendosi “pikat mbi i” kësaj disfate. Teksa mijëra tifozë francezë kanë akuzuar Mbappe-në si fajtor kryesor, ish-lojtari i Milanit, Adil Rami deklaroi se të tilla episode të rrisin në karrierë.

“Kam lexuar se ndoshta nuk është keq për Mbappe që humbi atë penallti. Duhet të kalojë këto eksperienca, të bjerë, të dështojë, të kritikohet, të piqet dhe të kuptojë se çfarë është futbolli. Unë jam i kënaqur ta shoh se si vuan, pasi e di që falë kësaj do t’ia dalë të fitojë Topin e Artë”, tha Rami./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online