Shiriti i kapitenit te Zvicra ndërron krahë por jo kombësi, Shaqiri udhëheq helvetët pas mungesës së Xhakës

Kartoni i verdhë i Granit Xhakës ndaj Francës do t’i kushtojë atij ndeshjen ndaj Spanjës ditën e nesërme. Lojtari i Arsenalit ishte më i mirë në fushë ndaj Francës dhe pritej të udhëhiqte skuadrën e tij me shiritin e kapitenin në krah. Megjithatë duke se fasha e kapitenin tek kombëtarja e Zvicrës do të mbetet brenda territorit shqiptar, pasi ajo do t’i kalojë Xherdan Shaqirit.

Përkundër një sezoni të dobët tek Liverpool, Shaqiri ishte protagonist në ndeshjen ndaj Turqisë duke i dhënë Zvicrës kualifikimin në fazën pas grupeve. Gjithashtu Xherdani ka besimin e plotë të trajnerit, i cili i ka dhuruar rolin e udhëheqësit ndaj Spanjës. Nëse Zvicra arrin të mposhtë Spanjën, do të jetë përsëri Granit Xhaka që do të emërohet si lideri i ekipit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *