Ulvi Zajmi ka bërë një skanim të kampionatit europian deri tani, teksa pritet që të luajnë çiftet çerekfinaliste. Në këtë Europian të surprizave, Zajmi shprehet në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” se nuk duhet të surprizohemi nëse Çekia ose Zvicra shkon në finale.
“Një Europian i surprizave, mos u befasoni nëse Cekia apo Zvicra përfundon në finale. Finalja luhet në Londër dhe është shansi i artë i Anglisë për të fituar Europianin. Më ka kënaqur edhe mua triumfi me Gjermaninë. Jam gëzuar në shtëpi. Kristiano Ronaldo? Është natyrë latine dhe prandaj preferohet më shumë nga ne. Nëse do të ishte danez, nuk do kishte këtë lloj impakti”, ka thënë Zajmi. /Sport Ekspres/