Gavranovic është heroi kryesor i Zvicrës në kualifikimin e arritur kundër Francës, për të shkuar në çerekfinalen e Europianit. Flitet për lojtarin që barazoi në minutat e fundit kundër Kombëtares së Deshamp për t’i dërguar shifrat në 3-3.
Mediat në Zvicër janë të përkushtuara për të dëgjuar më tepër histori të Gavranovic që më herët nuk ka marrë një vëmendje të tillë. Aktualisht si pjesë e Dinamo së Zagrebit, sulmuesi 31-vjeçar ka treguar edhe historinë sesi i shpëtoi shërbimit ushtarak përpara 10 vitesh me fatin e madh për shkak të disa lëndimeve që kishte marrë, për t’iu përkushtuar maksimalisht karrierës në futboll.
“Në Zvicër, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë burrat, përndryshe ata paguajnë tre përqind të të ardhurave të tyre deri në moshën 30 vjeç. Unë aplikova kur duhej të shkoja për rekrutim, por komisioni mjekësor vlerësoi se isha i papërshtatshëm për ushtri, për shkak të ndaj lëndimeve sportive. Sigurisht, unë isha duke luajtur futboll profesionalisht atëherë dhe nuk kisha një dëshirë të çmendur për të shkuar në ushtri”, tha Gavranovic. /Sport Ekspres/