Trajneri i Gjermanisë heq përgjegjsinë nga shpatullat: Faji i Werner dhe Muller

Joachim Low ia ka faturuar në mënyrë direkte lojtarëve të tij humbjen, duke hequr përgjegjësinë total nga shpatullat e tij. Sipas tij, mos shfrytëzimi i rasteve të arta nga Havertz dhe Müller solli humbjen fatale të Gjermanisë.

“Ne nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e pastra me Müller dhe Werner. Duhet të shënojmë, në mënyrë që të fitojmë. Këtë nuk e bëmë ne, por Anglia. Ne nuk ishim aspak te ftohtë përpara portës”- deklaroi Joachim Löw.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Joachim Löw në pankinën e pancerave, pasi do të zëvendësohet nga ish trajneri Bajernit, Hans Flick. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *