Ka përfunduar edhe sfida e fundit e fazës së 1/8-ve. 90 minutat e kohës së rregullt nuk kanë mjaftuar për të zgjidhur përballjen mes Suedisë dhe Ukrainës, që ka nxjerrë fituesin e saj pas kohës shtesë. Ekipi i udhëhequr nga Shevçenko kaloi i pari në avantazh, teksa Zinçenko tund rrjetën në minutën e 27.
Por vetëm dy minuta nga përfundimi i pjesës së parë Emil Forsberg kthen baraspeshën duke shënuar një gol mjaft të bukur nga distanca. Të dyja skuadrat kanë kërkuar golin në fraksionin e dytë të lojës, por ka qenë shtylla që u ka mohuar festën.
Ndëkrohë atëherë kur të gjithë prisnin që ruleta ruse e penalltive të vendoste këtë sfidë, Dovbik bën surprizën dhe me një gol në minutën e 121-të eliminon Suedinë. Festa është e gjitha e ukrainës, që shijon kështu një kualifikim në çerekfinale të Euro 2020, ku përballë do të ketë Anglinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/fangazzetta/status/1409988075707588618