“Vëre djalin arrogant në korniza”! Eliminimi i Francës fut në sherr familjarët, mamaja e Rabiot debaton me prindërit e Mbappe

Situata në kampin francez nuk është aspak e qetë pas atij eliminimi të befasishëm mbrëmjen e djeshme. Ndeshja kundër Zvicrës është mbyllur me debate, teksa largimi i Francës nga Euro 2020 fut në sherr familjarët e lojtarëve. Është pikërisht mamaja e Rabiot ajo që ka shpërthyer kundër prindërve të Mbappe dhe Pogba.

Sipas “RMC Sport” nëna dhe njëkohësisht menaxherja e Rabiot i është drejtuar babait të Mbappe me fjalët: “Vëreni në korniza djalin tuaj dhe bëjeni më pak arrogant”. Një debat i nxehur ka zënë vend mes tyre, ndërsa mamaja e Rabiot nuk ka ngurruar të sulmojë as gazetarët për qendrimin që kanë mbajtur për talentin e PSG-së gjithë këto kohë.

Por problematikë kanë qenë edhe prindërit e Pogbasë, të cilët gjatë gjithë ndeshjes janë dashur të qetësohen nga rojet e sigurisë për shkak se kanë reaguar keq me gabimet e mesfushorit të Juventusit. Edhe vetë lojtarët mes tyre kanë pasur debate, teksa Rabiot ka shfaqur pakënaqësinë me faktin se Pogba humbet topin në aksionin që solli golin e barazimit për Zvicrën dhe për të kthyer sërish rendin është dashur ndërhyrja e Deshamp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *