Tifozi zviceran mban fjalën, portreti i Shaqirit mbetet përjetë tatuazh në trupin e tij

Një tifoz zviceran është detyruar të bëjë portretin e Xherdan Shaqirit si tatuazh në trupin e tij. Tifozi ishte zotuar se në rast se Shaqiri do të ishte protagonist në ndeshjen ndaj Turqisë, atëherë do ta çonte deri në fund këtë nismë. Lojtari me origjinë shqiptare arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, e cila ishte vendimtare për kualifikimin në fazën 1/8 të Euro 2021.

Xherdan Shaqiri është duke dhuruar performanca mjaft të mira në këtë kompeticion, duke dhënë një sinjal për skuadrat që janë të interesuara për të blerë kartonin e tij. Aventura e Shaqirit tek Liverpuli pritet të përfundojë menjëherë pas përfundimit të Europianit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *