Dy gola të pësuar ndaj Spanjës se ndërrohen këpucët dhe pihet ujë, trajneri Dalic është i acaruar me “fëmijët e Kroacisë”

Trajneri i Kroacisë, Dalic, nuk është aspak i kënaqur nga disa lojtarë të Kombëtares që drejton dhe mund të ndihet me të drejtë “i tradhëtuar” prej tyre. Shumë është përfolur edhe përpara takimit se gjendja brenda grupit nuk është e mirë dhe kanë nisur përplasjet mes lojtarëve, ndërsa sjellja “adoleshente” e futbollistëve e vërtetoi ndaj Spanjës.

Në golin e parë që u shënua nga Spanja në minutën e 38, Rebic kishte dalë nga fusha e lojës për të ndërruar këpucët. Kjo e ka irrituar së tepërmi Modric dhe trajnerin Dalic, në një moment që spanjollët po shtonin ritmin e aksioneve sulmuese. Ndërkohë në golin e tretë që u realizua nga Torres ishte futbollisti tjetër i Kroacisë, Gvardiol, që zgjodhi të pinte ujë duke mos pasur asnjë mundësi të vetme për të arritur lojtarin e Spanjës.

“Padyshim që ne duhet të rritemi. Këtu nuk po luhej me Skocinë, por me Spanjën që të ndëshkon në cdo gabim. Nuk vrapuam sa duhej në pjesën e parë, nuk mund të ecësh në fushë me një kundërshtar si ky. Në minutën e 38 ndryshojmë këpucët dhe pastaj pimë ujë, kështu kundërshtari na ndëshkon”, tha Dalic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *