Granit Xhaka ka treguar zgjuarsinë e duhur në momentet kulminante të ndeshjes mes Francës dhe Zvicrës. Kur të gjithë shkojnë për të konsumuar ujë, mesfushori shqiptar tërheq pijen “Cola-Cola”. Kjo e fundit pësoi rënie drastike në konsum me një lëvizje të vetme të Kristiano Ronaldos, që zgjodhi ta largonte kur gjendej në konferencën për shtyp.
Por pas këtij suksesi të arritur nga Zvicra që eliminoi kampionët e botës nga Europiani, fotografia e Xhakës po mbivendoset me të Ronaldos për të treguar diferencën: “Me “Cola Cola” dhe pa “Cola Cola”. Pra njëri që i beson kësaj pije dhe arrin të eliminojë kampionët e Botës, ndërsa tjetri që e refuzon dhe shkon në shtëpi nga Belgjika. Me siguri që në ditën e nesërme Granit Xhakën mund t’i vijë një ofertë tunduese dhe shifra të majme nga produkti në fjalë për rritjen dhe pastrimin e imazhit. /Sport Ekspres/