Zvicra ka befasuar Francën mbrëmjen e sotme. Megjithëse u duk sikur fati i buzëqeshi “gjelave” me kundërshtarin që do të kishte përballë në 1/8-t, fusha e lojës tregoi edhe një herë se në futboll nuk ka favoritë. Zvicra barazon në shifrat 3-3 kampionët e botës dhe e dërgon sfidën në shtesa.
Në arritjen e baraspeshës pati kontributin e tij edhe një shqiptar. Kapiteni Granit Xhaka jep një asist fantastik për Seferoviç, i cili në minutën e fundit të kohës së rregullt shtang Francën dhe e dërgon topin pas shpinës së Hugo Lloris./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
This assist from Xhaka is gorgeous ? pic.twitter.com/OwsR3YAIgw
— Met. (@AFCMet) June 28, 2021