Një kampionat i nisur me oshilacione do të shtynte të gjithë opinionin sportiv të thoshte se cikli i kësaj Kroacie ka përfunduar. Por ai zgjim kundër Skocisë duket se nuk ishte rastësi. Ballkanasit tregojnë se jo më kot janë nënkampionët e botës, teksa kanë bërë befasinë e madhe kundër Spanjës.
Andaluzianët kishin përmbysur shifrat në 1-3 dhe prisnin vërshëllimën e arbitrit për të festuar. Por Kroacia tregon se është ende në lojë. Fillimisht Orsiç kalon topin përtej vijës fatale në minutën e 84-t dhe golin e konfirmon edhe teknologjia në orën e arbitrit të takimit. Ndërkohë në të 92-tën minutë Pasaliç tund sërish rrjetën e mbrojtur nga Unai Simon dhe e dërgon sfidën në shtesa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/VdeosdeGols2/status/1409569877904461827
César Azpilicueta’s first goal for Spain! Huge goal from
Chelsea’s captain.#EURO2020 pic.twitter.com/qfcDvfb7Jq
— LDN (@LDNFootbalI) June 28, 2021