Nevil Dede është shumë pranë rikthimit në detyrën e tij si trajner. Pasi mori përsipër të drejtojë Tiranën me misionin për të rritur elementet e talentet brenda këtij grupi, Dede është shumë pranë kalimit te Erzeni.
Bëhet fjalë për ekipin që gjendet në Kategorinë e Parë dhe që si objektiv kryesor ka rikthimin në elitë. Tashmë pritet që gjithçka të mbyllet me sukses për Deden pas largimit të Bubeqit. /Sport Ekspres/